20:53 / E Premte, 22 Janar 2021 / Ç.Q

Anëtari i Nismës në KQZ: Vendimi i sotëm ishte politik, do të ankohemi

Anëtari i Nismës Socialdemokrate, në KQZ, Eshref Vishi ka thënë se vendimi i sotëm i KQZ-së për moscertifikim të Nismës dhe kandidatëve të saj për zgjedhjet e 14 shkurtit është vendim politik dhe se Nisma do të ankohet sipas procedurave ligjore.

Këto komente Vishi i bëri në mbledhjen e sotme të KQZ-së.

Në mbledhjen e sotshme të KQZ-së, përveç listës së Nismës, nuk u certifikuan as ajo e LVV-së dhe AAK-së.