11:07 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Anëtari i VV-së akuzon vëzhguesit e Nismës në QNR për ngacmime seksuale

Nisma për Kosovën ka reaguar sot duke thënë se VV po shantgazhon dhe kërcënon vëzhguesit e tyre në Qendrën e Numërimit të Rezultateve.

Ndaj kësaj deklarate të Nismës ka reaguar aktivisti i VV-së Alban Krasniqi. Sipas Krasniqit i cili është edhe bashkëshort i deputetes Albulena Haxhiu, në QNR Nisma  ka sjellë njerëz për të krijuar tensione, ndërsa i ka akuzuar ata edhe për ngacmime seksuale.

Postimi i Krasniqit:

Natyrisht që merr guxim Lista Nisma që tani të tentojnë të ndryshojnë edhe rezultatin në kuti të votimit, sepse tashmë u pa që në lojë përveç Vuçiqit me Listën serbe është futur edhe Thaçi me PZAP dhe me kapot udhëheqëse të supremes.
Tani kanë sjellë në QNR llumin e tyre gjoja si vëzhgues me qëllim krijimin e tensioneve e pse jo edhe dëmtimin e kutive.
Në vazhdimësi bëjnë presion mbi stafin, krijojnë insinuata, ngacmojnë seksualisht vëzhguese, kërkojnë pavlefshmëri votash.
KQZ duhet tu tregoj vendin këtyre matrapazëve sepse aty është QNR dhe jo Han i Fatmir Limajt.