23:59 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Angela Martini rrëfehet për periudhën më të vështirë në jetën e saj

Modelja e njohur shqiptare, së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Opinion”.

Përball gazetarit Blendi Fevziu, ajo ka rrëfyer shumëçka nga jeta dhe karriera e saj. Mbi të gjitha, Martini ka folur rreth librit të saj të ri, të cilin e promovon këto ditë në Panairin e Librit në Tiranë.

Duke rrëfyer historinë e saj se si është larguar nga Shqipëria që në moshë të re për në Zvicër, Angela nuk hezitoi të tregojë edhe dramën që kishte përjetuar në familje.

E njëjta ka treguar se nuk ka ndjerë kurrë ngrohtësi familjare nga njerka, e cila përkundrazi ka bërë mashtrime dhe shpikje tek i ati i saj.

“Njerka nuk më donte. Jo vetëm tek ngrohtësia, por mashtrimet, shpikjet. Babai nuk më besonte në fillim edhe atëherë unë e lashë këtë punë dhe e kam mbajtur sekret derisa jam bërë 18 vjeçe derisa ja tregova nënës sime”, tha Angela Martini gjatë intervistës.

Bukuroshja me prejardhje nga Shkodra, vuri në dukje se emigrimi në shtetin helvetik, ka qenë një ndër periudhat më të vështira të jetës për të.