15:27 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Angela Merkel: Pa George H.W. Bush, unë dhe Gjermania nuk do të ishim këtu

Angela Merkel tha se po mbante zi për ish-presidentin e SHBA Xhorxh H.W. Bush, duke kujtuar se mbështetja e tij për bashkimin e Gjermanisë ishte vendimtar për vendin e saj dhe për karrierën e saj politike.

Merkel u rrit në Gjermaninë Lindore komuniste dhe u bë politikane vetëm pas rënies së Murit të Berlinit.

“Unë mbaj zi për George Bush, presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara, si kancelare e Republikës Federale Gjermane, por edhe si një gjerman i cili pa rezultatet e politikave të tij vështirë se do të qëndrojë këtu”, u tha Merkel gazetarëve në samitin e G20 në Argjentinë, transmeton IndeksOnline.

Merkel tha se ajo ka “respekt të thellë për jetën e gjatë të përmbushur nga George Bush në shërbim të vendit të tij dhe gjithashtu mirënjohje të thellë … që Xhorxh Bush e njohu dhe e kuptoi dëshirën tonë për unitetin e Gjermanisë”.

Bush, i cili shërbeu si presidenti i 41-të i SHBA-së nga viti 1989 deri në 1993, bëri “një kontribut të jashtëzakonshëm” deri në fund të Luftës së Ftohtë dhe “bashkimin jo vetëm të Gjermanisë por edhe të Europës, në mënyrë që kontrolli i armëve të mund të zëvendësonte garat e armëve”, tha Merkel.

“Helmut Kohl mund të mbështetej tek ky mik i gjermanëve në Shtëpinë e Bardhë,” shtoi Merkel. “Gjatë presidencës së George Bush, ne përjetuam forcën dhe besueshmërinë e miqësisë gjermano-amerikane dhe kurrë nuk do ta harrojmë këtë përvojë”. /IndeksOnline/