18:25 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Angelina ishte në ‘presion’ nga Brad Pitt për tu martuar në vitin 2014

Angelina Jolie dhe Brad Pitt ishin një nga çiftet më të njohura në botë në kohën sa ishin bashkë, shkruan Indeksonline.

Ata luajtën së bashku në filmin ‘Mr and Mrs Smith, duke u bërë mjaft të dashur për publikun.

Ata u fejuan në vitin 2012 dhe vendosën që romancën e tyre   ta zyrtarizonin me martesë në vitin 2014 në jug të Francës.

Sipas disa burimeve të People, u tha se aktorja ishte nën presionin e Brad Pitt për tu martuar në atë kohë.

Ndarja e tyre u finalizua në vitin 2016 dhe nuk ishte aspak miqësore.

Angelina ishte fituese e çmimit Oscar, por në martesa nuk ka qenë aq e suksesshme.

Ajo ishte e martuar tre herë, fillimisht me Jonny Lee Miller nga 1996 deri 1999, pastaj me Billy Bob Thornton nga 2000-2003, pastaj me Brad Pitt 2014 deri në 2016. /Indeksonline/