13:30 / E Enjte, 08 Qershor 2023 / AR

Angelina Jolie bën ndryshim drastik në pamje

Angelina Jolie tani është bjonde. Aktorja i ka mbajtur prej vitesh flokët e saj të zinj, por çdo gjë përfundon në një moment dhe Jolie sapo mbylli kapitullin për brunet.

Jolie zbuloi se po futet në botën e modës me markën e saj, Atelier Jolie. Jolie gjithashtu së fundmi tregoi se po punon me markën luksoze Chloé për një bashkëpunim dhe ajo debutoi flokët e saj të rinj biondë në fotot e njoftimit.

Jolie nuk ka nevojë pothuajse për asnjë përpjekje për t’u dukur mahnitëse. Ajo dukej shumë elegante me një fustan të zi dhe flokët e reja bjonde.

Kjo është hera e parë që Angelina Jolie bëhet bjonde që nga vitet ’90.