14:04 / E Martë, 01 Tetor 2019 / indeksADMonline

Angelina Jolie së bashku me fëmijët në premierën e filmit ‘Maleficent: Mistress of Evil’

Ajo dha premierën e filmit të fundit të Cinderellas, por roli më i mirë për Angelina Jolie është ajo si nënë.

Aktorja 44- vjeçare u shfaq përkrah fëmijëve të saj në premierën e Maleficent Of Evil në Los Angjelos të hënën ën mbrëmje, transmeton Indeksonline.

Pesë nga gjashtë fëmijët ishin përkrah nënës së tyre, përveç Maddoxit i cili ka filluar studimet në Koren e Jugut.

Duke folur për karakterin e saj në “Maleficent…” aktorja u shpreh: “Mendoj se “Maleficent…” është e gjallë, mendoj se është diçka te të gjithë ne që na bënë të mos ndihemi të sigurt dhe mirë, që dëshiron vetëm të argëtohet dhe të bëjë më të mirën e mundshme”, u shpreh aktorja.

Joli, po ashtu deklaroi së ka pasur momente gjatë viteve të fundit që nuk është ndier e lirë dhe e sigurt.

Aktorja ndryshe shkëlqeu dhe dukej plot glamur në një fustan të gjatë me ngjyrë të zezë të markës, “Versace”./Indeksonline/