18:24 / E Premte, 23 Shtator 2022 / A. M.

Angelina Jolie u del në mbështetje viktimave në Pakistan

Aktorja e Hollywood-it, Angelina Jolie, ka vizituar Pakistanin për të mbështetur viktimat e përmbytjeve katastrofike të fundit.

Duke folur në një takim me zyrtarët palestinezë, Angelina Jolie tha: “Dhe tani, ne jemi në një situatë ku nevojat janë kaq të mëdha”.

Mbi 1500 njerëz kanë humbur jetën dhe 33 milionë njerëz janë ende të prekur nga përmbytjet në Pakistan.

Më shumë se shtatë milionë njerëz janë zhvendosur, shumë prej të cilëve jetojnë në tenda të improvizuara pa mbrojtje nga mushkonjat, dhe shpesh me pak akses në ujë të pijshëm të pastër ose objekte larëse.