10:29 / E Shtunë, 04 Gusht 2018 / indeksADMonline

Angelina Joliet po i ecë keq divorci me Brad Pitt

Angelina Joliet nuk është duke i ecur mirë procedura e divorcit me Brad Pitt. Jolie është braktisur së fundi nga avokatja e saj, Laura Wasser.

Avokatja nuk është pajtuar me klienten e saj në pretendimet për kujdestarinë e plotë të fëmijëve, shkruan Indeksonline.

Jolie thuhet se ka kërkuar që fëmijët të mos kenë asnjë marrëveshje me Brad Pitt, gjë të cilën avokatja e saj nuk e ka pranuar.

Për këtë, aktorja e famshme ka angazhuar një firmë tjetër ligjore për të vazhduar procedurat e divorcit./Indeksonline/