21:07 / E Hënë, 07 Nëntor 2022 / AR

Angli, gjaku i prodhuar në laborator transfuzohet për herë të parë te njeriu

Për herë të parë në histori, qelizat e kuqe të gjakut të rritura laborator janë transfuzuar te një person në një provë klinike.

Prova të mëtejshme nevojiten përpara përdorimit klinik, por shkencëtarët thonë se hulumtimi shënon një hap të madh në përmirësimin e trajtimit për pacientët me lloje të rralla gjaku ose nevoja komplekse për transfuzion( si për shembull personat që vuajnë nga anemia).

Dy pacientë në Mbretërinë e Bashkuar morën doza të vogla – të barabarta me disa lugë çaji – të gjakut të rritur në laborator në fazën e parë të një prove më të gjerë të krijuar për të parë se si reagojnë brenda trupit.

Prova, e cila tani do të shtrihet në 10 pacientë gjatë disa muajve, synon të studiojë jetëgjatësinë e qelizave të rritura në laborator krahasuar me infuzionet e qelizave të kuqe standarde të gjakut.

Studiuesit thonë se qëllimi nuk është të zëvendësojë dhurimet e rregullta të gjakut të njeriut, të cilat do të vazhdojnë të përbëjnë shumicën e transfuzioneve. Por teknologjia mund t’i lejojë shkencëtarët të prodhojnë lloje shumë të rralla gjaku, të cilat janë të vështira për t’u gjetur, por që janë jetike për njerëzit që varen nga transfuzionet e rregullta të gjakut për kushte të tilla si anemia drapërqelizore.

Ashley Toye, drejtore e Njësisë së Gjakut dhe Transplantit të NIHR në produktet e qelizave të kuqe, tha për “Sky News:

“Ky provë sfiduese dhe emocionuese është një hap i madh për prodhimin e gjakut nga qelizat burimore. Kjo është hera e parë që gjaku i rritur në laborator nga një dhurues alogjenik është transfuzuar dhe ne jemi të emocionuar të shohim se sa mirë funksionojnë qelizat në fund të provës klinike.”