19:58 / E Shtunë, 07 Shtator 2019 / indeksADMonline

Anglia, bindëse ndaj Bullgarisë

Anglia ka triumfuar me rezultat bindës, 4:0 ndaj Bullgarisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikime në Evropianin 2020.

Harry Kane ishte ” i çmendur” teksa realizoi het-trik dhe asistoi në një gol, pra ishte i përfshir1ërfshirë direkt në të 4 golat.

Kane realizoi fillimisht në minutën e 24-të, pas një asistimi nga Sterling ndërkaq në minutën e 50-të sulmuesi i Tottenham shënoi edhe golin e dytë, këtë herë nga penalltia, shkruan Indeksonline.

Sterling realizoi 5 minuta më vonë me një asistim nga Kane, ndërkaq ky i fundit het-trikun e kompletoi në minutën e 73-të.

Me këtë fitore, Anglia renditet e para me 9 pikë, duke lënë prapa Kosovën me një pikë më pak./Indeksonline/