21:52 / E Premte, 25 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Anglia dhe Amerika ndajnë pikët

Ka përfunduar pa fitues ndeshja e Grupit B në Kupën e Botës, mes Anglisë dhe Amerikës.

Ndeshja përfundoi pa gola, me rezultat 0-0, shkruan IndeksOnline.

Në ”Al Bayt Stadium”, u zhvillua një ndeshje me shumë pak raste që ja vlen të permenden.

Rastin më të mirë në ndeshje e kishte kombëtarja e ShBA-së në pjesën e parë, ku një goditje e Christian Pulisic, përfundoi në traversën e Jordan Pickford.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara në Grupin B, Anglia kryeson tabelën me 4 pikë, Irani renditet e dyta me 3 pikë, ShBA ka 2 pikë ndërsa Uellsi me 1 pikë.

Ende nuk dihen skuadrat që do të kualifikohen në këtë grup, dhe këtë do ta mësojmë në ndeshjet e radhës.

Në ndeshjet e fundit takohen Anglia kundër Uellsit ndërsa ShBA përballet me Iranin./IndeksOnline/