08:32 / E Martë, 19 Mars 2019 / indeksADMonline

Anglia do të mbajë 1 minutë heshtje pas sulmit në Zelandën e Re, a duhet edhe Kosova t’i kujtoj viktimat?

Federata e Futbollit të Anglisë ka vendosur që të mbajë 1 minutë heshtje në nderim të 50 viktimave që humbën jetën pas sulmit terrorist në Zelandën e Re.

Kjo do të ndodhë në ndeshjen mes Anglisë dhe Republikës Çeke që do të zhvillohet të premten.

Edhe Kosova do të duhej të solidarizohej pas kësaj tragjedie duke mbajtur 1 minutë heshtje në ndeshjen kundër Danimarkës, që zhvillohet të enjten. /Indeksonline/