Anglia e mbyll si lidere grupin L, Kroacia fiton në fund ndaj Ganës
Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e grupit L.
Anglia, arriti të mbyllte grupin si lidere me fitore ndaj Panamasë 2-0, pas golave të Jude Bellingham dhe Harry Kane, duke vazhduar tutje.

Po ashtu edhe Kroacia mori fitoren e parë në këtë Botëror, ku mposhti Ganën me rezultat 2-1.
Golat u realizuan nga Petar Suçiq dhe Nikola Vllashiq për Kroacinë, ndërsa për Ganën ishte Derrick Luckassen.
Vlen të theksojmë se të trija kombëtaret, Anglia, Kroacia dhe Gana kanë arritur kualifikimin në fazën tjetër./IndeksOnline/

