Austria shpëton në fund nga eliminimi, barazojnë ndaj Algjerisë dhe sigurojnë kualifikimin
Ndeshje e çmendur u zhvillua mbrëmë në Kansas City.
Austria, arriti të shënonte në fund një gol të mrekullisë ndaj Algjerisë duke e përfunduar me rezultat 3-3 ndaj Algjerisë dhe e siguruan kualifikimin në raundin e 1/16-tave të Botërorit.
Po ashtu edhe Algjeria e Riyad Mahrezit, ka siguruar kualifikimin tutje si një nga vendet e treta, për herë të parë që nga viti 2014.
Golat e ndeshjes u shënuan nga Belghali dhe Mahrez (2 gola), ndërsa për Austrinë shënuan Arnautoviq, Sabitzer dhe Kalajdziq.
Austria, e mbyll grupin në vend të dytë me 4 pikë, të njëjtat pikë sikurse Algjeria në vend të tretë./IndeksOnline/

