15:03 / E Enjte, 07 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Anglia e publikon listën për ndeshjen me Kosovën, po na vjen me krejt yjet që ka!

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka publikuar listën me 27 lojtar për dy ndeshjet e radhës.

Tre Luanët do të luajnë ndeshjen në shtëpi kundër Malit të zi dhe vijnë në Prishtinë për të luajtur me Kosovën.

Trajneri ka marrë përbërjen më të mirë që ka në dispozicion edhe pse kualifikimi është pothuajse i sigurt.

Në skuadër rikthehet edhe ylli i Liverpoolit, Alex Oxlade-Chamberlain dhe ai i Leicesterit, James Maddison.

Anglia luan me Malin e Zi me 14 nëntor deri sa me Kosovën tri ditë më vonë. /IndeksOnline/