Anglia i nis me fitore kualifikimet për Euro 2024, mposht Italinë
Anglia e ka nisur me fitore ciklin e kualifikimeve për Kampionatin Evropian ”Euro 2024”, i cili do të mbahet në Gjermani.
”Tre Luanët” shënuan fitore në udhëtim ndaj Italisë, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Declan Rice hapi serinë e golave duke i dhënë epërsinë Anglisë në minutën e 13-të.
Në minutën e 44-të, Harry Kane shënoi golin e dytë, duke u treguar i sakt nga penalltia.
Italia u rikthye në lojë me golin e shënuar nga Mateo Retegui në minutën e 56-të, duke shpresuar në një barazim, por nuk kishte sukses.
Vlen të përmendet se Anglia ishte me një futbollist më pak që nga minuta e 80-të, pasi Luke Shaw u përjashtua nga loja pas dy kartobnëve të verdhë./IndeksOnline/