22:52 / E Martë, 17 Tetor 2023 / C E

Anglia kualifikohet në Euro 2024, Italia rrezikon shumë

Anglia ka fituar derbin e grupit C.

“Tre Luanët” kanë mposhtur Italinë me rezultat 3-1 në ndeshjen e xhiros së tetë të kualifikimeve për Euro 2024.

Italianët kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Scamacca në minutën e 15-të, shkruan Indeksonline.

Rezultatin e barazoi Kane në minutën e 32-të nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë Anglia u rikthye me dy gola, fillimisht Rashford në minutën e 57-të e më pas edhe Kane në minutën e 77-të.

Me këtë fitore, Anglia është në krye me 16 pikë, tri pikë më shumë se Ukraina derisa Italia është e treat me 10 pikë. /IndeksOnline/