13:01 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Anglia me probleme të mëdha, Gomezi e ka lënduar syrin pas përleshjes me Sterlingun

Pak ditë para ndeshjeve të fundit të ciklit kualifikues  për Kampionatin Evropian, Anglia po përballet me probleme të shumta.

Pak ditë më parë u larguan nga lista të lënduarit, Tom Heatoni dhe Ross Barkley.

Ndërsa të hënën, mesfushori Raheem Sterling, u përlesh me mbrojtësin Joe Gomez. Duket se kjo u ka kushtuar dy futbollistëve.

Mesfushori i Manchester Cityt është suspenduar për ndeshjen me Malin e Zi, ndërsa Joe Gomezi e ka lënduar syrin pas zënkës me Sterlingun.

Kjo nuk është e tëra, pasi që edhe Harry Maguire është ankuar se është lodhur dhe pritet të mos luajë në njërën nga ndeshjet e ardhshme, transmeton Indeksonline.

Kujtojmë se Anglia ende nuk e ka siguruar kualifikimin në Euron 2020, por me një pikë kundër Malit të Zi do t’i garantohej prezenca në Kampionatin Evropian. /Indeksonline/