21:58 / E Premte, 23 Shtator 2022 / Gj. Sh

Anglia me statistik negative në 5 ndeshjet e fundit

Kombëtarja angleze në futboll po vazhdon me paraqitje të dobëta në ndeshjet e fundit.

Ekipi i drejtuar nga Gareth Southgate, në ndeshjen kundër Italisë në Ligën e Kombëve, ka shënuar edhe një statistikë negative.

Pas përfundimit të pjesës së parë, Anglia ka komletuar mbi 400 minuta që nuk ka shënuar gol nga loja e hapur, transmeton IndeksOnline.

”Tre Luanët” nuk kanë shënuar gol nga loja e hapur që nga muaji mars në ndeshjen miqësore kundër Bregut të Fildishtë.

Kjo është ndeshja e pestë ku Anglia nuk ka arritur të shënoj gol nga loja e hapur, duke mos llogaritur golin e Harry Kane kundër Gjermanis nga penalltia, në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve./IndeksOnline/