21:52 / E Diele, 04 Dhjetor 2022 / C E

Anglia në Çerekfinale, e pret Franca

Anglia ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Botës.

Tre Luanët kanë mposhtur Senegalin me rezultat 3-0 në ndeshjen e fazës së 1/8.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Henderson në minutën e 38-të , shkruan Indeksonline.

Rezultatin e dyfishoi Harry Kane në minutën e fundit të pjesës së parë.

Golin e tretë për Anglinë e realizoi Saka në minutën e 57-të.

Anglia në rundin tjetër do të takohet me kampionët në fuqi, Francën. /IndeksOnline/