12:17 / E Martë, 01 Tetor 2019 / indeksADMonline

Një anije shqiptare shpëton 110 emigrantë në detin Egje

Brenda dy ditëve janë shpëtuar 110 emigrantë në detin Egje, nga një anije shqiptare.

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka treguar se anija “Oriku” dhe ekuipazhi i saj kanë shpëtuar 110 emigrantë në 4 operacione të ndryshme brenda dy ditëve në detin Egje.

“Kontributi i detarëve tanë në 3 vjet si pjesë e misionit të NATO-s “Sea Guardian” është shumë më i madh se kaq. Anijet dhe efektivët tanë kanë kryer mijëra orë patrullime, për të shpëtuar rreth 3000 fëmijë, gra e burra”, ka shkruar ministrja Xhaçka në llogarinë e saj në Fcebook.