75 Mall Live Search
16:20 / E Shtunë, 02 Maj 2026 / Gj Sh

Anis Mehmeti me Ipswichin inkuadrohen në Premierligë, tifozët pushtojnë stadiumin

Ipswich Town është rikthyer në Premierligën angleze.

Skuadra ku luan edhe futbollisti shqiptar, Anis Mehmeti, e arriti këtë sukses pas fitores së sotme 3-0 ndaj QPR-së, shkruan IndeksOnline.

Ipswich përfundoi si e dyta në Championship, me 84 pikë të grumbulluara.

Tifozët e skuadrës pushtuan fushën e stadiumit pas këtij suksesi.

Ndërkohë Coventry javë më parë siguroi ngritjen në Premierligë, duke e fituar titullin e Championship, derisa skuadra e tretë do të mësohet pas play-offit, ku do të garojnë Milwall, Southampton,Middlesbrough dhe Hull City./IndeksOnline/