08:20 / E Hënë, 01 Qershor 2020

Ankandi për Marash Kumbullën, në garë edhe Juventusi

Seria A po përgatitet për të luajtur pjesën e fundit, atë që mbeti pezull pas shpërthimit të pandemisë së Koronavirusit, por njëkohësisht skuadrat elitare të futbollit italian nuk po qëndrojnë pasive sa i përket merkatos.

Një nga emrat më të spikatur e që konsiderohet zbulim i sezonit, është kuqeziu Marash Kumbulla, që vështirë se do të qëndrojë te Verona pas përfundimit të kampionatit.

Për 20-vjeçarin ka interes konkret nga emra të mëdhenj të futbollit italian, si Inter dhe Lazio, por së fundmi, sipas gazetës italiane “La Republica”, janë futur në garë Napoli, Fiorentina dhe veçanërisht Juventusi.

Duket që për shqiptarin do të ketë një përplasje gjigantësh, sikurse për titullin e Serisë A.

Mos i humb