20:20 / E Diele, 25 Shtator 2022 / GF

Ankesa brenda VV-së për parregullsi në procesin zgjedhor

Një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Albin Shala, ka thënë se ka manipulime në procesin e brendshëm zgjedhor.

Ai është ndalur në procesin e votimit për pozitat lokale partiake.

Postimin në Facebook e nis me atë që demokraci është kur “voton dhe vota nuk vidhet”.

“Këngët e Grupit Troja, ato të cilat i kemi pasur frymëzim, tani janë veç tinguj që po hasin në veshë të shurdhër. “E drejta mbi të gabuarën” – këto kanë mbetur veç fjalë në letër”, ka shkruar ai në Facebook

“E VETËVENDOSJE! veç DEMOKRACI nuk po tregohet. Dikujt nuk i pranohen vëzhguesit, e për dikë vëzhgon motra, madje edhe bën fushatë në vendvotim. Leonora Dervisholli”, ka vazhduar ai.

“E si askund në botë krijohen ekipe mobile, gjoja për të mbledhur vota në terren”, thotë ai.

Lëvizja Vetëvendosje është duke i mbajtur zgjedhjet e brendshme.