19:36 / E Premte, 04 Maj 2018 / indeksADMonline

Ankesa e Skëndërbeut, ky është vendimi i fundit i Apelit

Komisioni i Apelit të UEFA-s ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s, ku Skëndebreu mbetet i përjashtuar me 10 vite dhe duhet të paguajë 1 milionë euro gjobë për shkak të dyshimeve për manipulim rezultatesh.

As rrëfimet e Shkëmbit, Latifit, Berishës, Nimagëa dhe Lilajt, nuk ia kanë ndryshuar mendjen UEFA-s të cilët janë të bindur për dënimin e klubit korçar. I vetmi shpëtim për Skënderbeun mbetet CAS-i.

Drejtuesit bardhekuq e prisnin këtë vendim të Apelit. Në intervistat e dhëna për “Panorama Sport” ata kanë treguar se shpresa e vetme është KAS-i. Skënderbeu është i bindur se do ta fitojë këtë çështje në KAS.