12:59 / E Shtunë, 24 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ankoheni për kolonat e gjata, shikojeni këtë të krijuar në LA për Ditën e Falënderimeve

Kolonat e gjata janë makthi i shumë vozitësve të cilët me doemos mundohen që tu shmangen.

Por banorët e Los Angelosit nuk kanë mundur që t’i shmangen tollovisë së madhe në komunikacion për ditën e falënderimeve.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale shihet se sa e gjatë ishte kolona në orët e mbrëmjes, ku gjithçka që mund të shohësh janë dritat vezulluese të makinave.

Për të arritur në desitinacion njerëzit kanë pritur nga 5-6 orë, duke e bërë kështu situatën thuajse të padurueshme./Indeksonline/

Temat: