10:59 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ibrahimovic nuk di të plaket, shënon gol të bukur për LA Galaxyn

Wayne Rooney dhe Zlatan Ibrahimovic vazhduan me ecurinë e golave në Mayor League Soccer, duke shënuar së fundmi për DC United, respektivisht për LA Galaxyn.

Ish-futbollistët e Manchester United janë në formë të mirë që prej kalimit në Amerikë, ku Ibrahimovic tani shënoi golin e 19-të dhe 20-të në MLS ndaj Vancouver Whitecaps të shtunën.

Ibrahimovic shënoi nga pika e bardhë në pjesën e parë, para se ta shënonte një gol të bukur në fitoren, 3-0 të La Galaxyt.

Kjo fitore e lëvizë skuadrën nga Los Anxhelosi me një pikë afër pozitave play-off në Konferencën e Lindjes me dy ndeshje të mbetura, transmeton InedksOnline.

Nga ana tjetër, DC United regjsitroi një fitore tjetër, ku Rooney shënoi një gol të bukur ndaj Montreal Impact.

Ish-kapiteni i Anglisë shënoi dy gola në pjesën e dytë për të kontribuar në fitoren e skuadrës së tij.

32-vjeçari ka shkëlqyer deri më tani për klubin amerikan, ku ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar 6 asistime në 15 paraqitje.

Madje, atij i është besuar edhe shiriti i kapitenit./IndeksOnline/