12:24 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ankohet gruaja, ai nuk kurrë nuk më blen dhurata për Shën Valentin

Shën Valentini do të jetë i tmerrshëm sepse burri im nuk është aspak romantik.

Jam 35 vjeçare, ndërsa ai 36. Jemi të martuar që tetë vite. Ai asnjëherë nuk më ka blerë ndonjë gjë për Ditën e Shën Valentinit.

Vitin e kaluar kam marrë një kartë por vetëm sepse unë isha aty.

Jam e mërzitur dhe e nervozuar njëkohësisht për këtë gjë.

Nuk dua që të shqetësohem për këtë, por nuk po mund të përmbahem, veçanërisht kur e di se nesër në punë të gjitha vajzat do të jenë duke folur për dhuratat që ato kanë marrë këtë ditë.

E di se ai më do por kur e shoh se më injoron për Shën Valentin filloj të dyshoj në dashurinë e tij.

Këshilla e psikologes:

Të gjesh një dhuratë sado të vogël mëngjesin e 14 shkurtit të bën të lumtur, por ajo që ka rëndësi më së shumti është se ti e din se ai të donë.

Dhuroji atij në kartolinë t’i tregosh se sa shumë e vlerëson atë dhe ai do të bëjë të njëjtën për ju.

Festo atë që e ke në lidhjen tënde e mos i krahaso lidhjet e të tjerëve.

Pëshpëriti në vesh se do dëshiroje të ishe Shën Valentini i tij dhe kalojeni natën jashtë./Indeksonline/