75 Mall Live Search
08:25 / E Enjte, 07 Maj 2026 / G T

Ankohet Kompany: Pse nuk ishte penallti, pse nuk ishte karton i kuq?

Trajneri i Bayernit, Vincent Kompany pas ndeshjes mbrëmë ndaj PSG-së ka folur rreth “gabimeve” të gjyqtarit.

Disa situata të dyshimta ishin gjatë ndeshjes, me vendime që tifozëve nuk i pëlqente aspak, shkruan Indeksonline

Trajneri Kompany gjatë një interviste pas ndeshjes tha se nuk e kuptonte gjyqtarin!?

“Pse nuk është karton i kuq? Nuk e kuptoj. Pse në Paris kishte penallti, ndërsa këtu nuk marrim një të tillë? I kuptoj rregullat, por dora ishte mbi kokën e tij. U duk sikur pati një dorë që e anoi topin në anën tjetër”, u shpreh Kompany

Kujtojmë se mbrëmë ndeshje u mbyll me rezutlatin 1:1 dhe dërgoi PSG-në në finalen e madhe të Champions League./Indeksonline/