15:15 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ansu Fati, para një sfide të re

Barcelona sonte do ta zhvillojë ndeshjen e Ligës së Kampionëve ku do të përballet në udhëtim ndaj Slavia Pragës.

I riu i Barcelonës, Ansumane Fati mund të bëhet lojtari më i ri që shënon në Ligën e Kampionëve, transmeton Indeksonline.

Rekordin për lojtarin më të ri për të shënuar në ndeshjen e Champions League e mban Peter Ofori-Quaye, një sulmues i Olympiacosit, i cili shënoi më 1997 kundër Rosenborgut./Indeksonline/