12:08 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ansu Fati realizon pasimin e vitit në stilin “alla Messi”

Gjatë ndeshjes së mbrëmshme ndërmjet Spanjës U21 dhe Maqedonisë U21, ndeshje e cila u mbyll me rezultat 3:0 për “Stuhinë e Kuqe”, Ansu Fati tregoi kualitetin e tij në një moment.

Fati u inkuadrua në pjesën e dytë dhe brenda 45 minutave pati performancë të mirë, shkruan Indeksonline.

Në minutën e 84-të, ai dhuroi një pasim fantastik për Andres duke e vendosur ballë për ballë me portierin, por nuk arrin të shënojë./Indeksonline/