08:29 / E Premte, 24 Qershor 2022 / A K

Antarësimi i Kosovës në BE dhe liberalizimi e vizave, shqyrton intenzivisht Komuniteti Evropian

Statusi aktual në zhvillimet e procesit të anëtarësimit

Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqi (FVW) Partia e Pamvarur Politike Gjermani

Kosova është një nga vendet ballkanike e cila kishte rrugën më të gjatë për të bërë në drejtimin e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor. Me progresivitetin permanent dhe angazhimin e popullates kosovare në plotësimin e kushteve të parapara në pranimin e Kosovës në BE, ne qëndrojm sot shumë afër derës së Komunitetit Evropian.

Edhe pse vendi amë është klasifikuar si një “kandidat i mundshëm”, ai ende nuk ka paraqitur një aplikim zyrtar për t’u anëtarësuar në BE. Republika e Kosovës e cila shpalli pavarësinë e saje në vitin 2008, posedon mbështetjen e plotë të Evropës dhe BE-ja mbanë gjithësesi mundësinë për ta bashkuar Kosovën me Bashkimin Evropian. Ashtu si shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Kosova do të kishte një perspektivë të qartë evropiane, kështu kishte vendosur Këshilli Evropian. Shpejtësia e procesit të antarësimit varet në masë të madhe nga progresi që bën Kosova, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, në forcimin e strukturave administrative dhe në krijimin e një ekonomie tregu funksionale.

Republika e Kosovës i plotëson pothuajse të gjitha kushtet e parapara me ligj edhe nga Kriteret e Kopenhagës për antarësim në BE dhe pjesëmarrje aktive në të gjitha aktivitetet politike dhe ekonomike në Evropë.

BE synon paqësimin (ndëretnik), rindërtimin ekonomik, stabilizimin dhe antarësimin gradual me BE-në. Në Deklaratën e Selanikut (2003), BE-ja pohoi se e ardhmja e të ashtuquajturave vende të Ballkanit Perëndimor qëndronte në BE. Me përjashtim të Kosovës, të gjitha vendet e Ballkanit kanë dorëzuar ndërkohë një kërkesë për anëtarësim, Bosnje-Hercegovina e bëri këtë më 15 shkurt 2016. Përfundimi i negociatave me Kroacinë u vulos me nënshkrimin e traktatit të anëtarësimit në Bruksel më 9 dhjetor 2011, më 22 janar 2012 populli kroat votoi për antarësim. Shumica e popullsisë (66.3%) në një referendum në favor të anëtarësimit të vendit të tyre në BE (pjesëmarrja e votuesve: 43.5%). Antarësimi i Kroacisë hyri në fuqi më 1 korrik 2013. Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi morën statusin e kandidatit në 2005 dhe 2010 respektivisht. Që nga viti 1999/2000, BE-ja u ka ofruar këtyre vendeve perspektivën e Marrëveshjeve dypalëshe të Stabilizim Asociimit (MSA). Elementet kryesore të tij janë:

• krijimi i një shoqate;

• Njohja si një kandidate e mundshme për anëtarësim në BE, me kusht që rezerva specifike të dispozitave për Bashkëpunimin Rajonal Politik dhe Ekonomik (CEFTA);

• Promovimi i demokracisë, sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik;

• Promovimi i strukturave të përshtatshme administrative;

• bashkëpunim gjithëpërfshirës me Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë;

• zhvillimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë;

• Harmonizimi ligjor, bashkëpunimi në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme;

• Lehtësimi i tregtisë duke përfshirë mundësinë e zonave të tregtisë së lirë, asistencës ekonomike dhe financiare, dhe dialogut politik dhe institucioneve të përbashkëta. Deri më tani, MSA-të kanë hyrë në fuqi me Maqedoninë (2004), Kroacinë (2005), Shqipërinë (2009), dhe janë nënshkruar me Serbinë (2008), Malin e Zi (2010) dhe Bosnje-Hercegovinën (2008). Përveç kësaj, u thirr një forum BE-Ballkani Perëndimor për takime të krerëve të shteteve dhe qeverive dhe ministrave. Ndihma financiare për 2014-2020 ishte afërsisht 11.7 miliardë euro (në formën e IPA-s, “Instrumenti për Asistencën e Para-Aderimit”). „Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore” i nisur nga BE në vitin 1999, në të cilin morën pjesë rreth 40 vende, u transferua në Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal në vitin 2008.

Që nga viti 2008, misioni evropian për sundimin e ligjit EULEX- Kosovë, thellësisht i ka mbështetur autoritetet kosovare në ngritjen e sistemit profesional dhe multietnik të gjyqësorit, policisë dhe doganave. Mandati i misionit përfundoi në mesin e vitit 2018.

Nga viti 2011, Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar një dialog të moderuar nga BE-ja në Bruksel. Serbia dhe Kosova do të anëtarësohen në BE vetëm kur marrëdhëniet mes dy vendeve të jenë normalizuar dhe qartësuar plotësisht. Fillimisht, të dy vendet bënë përparim. Megjithatë, negociatat u ndërprenë vazhdimisht përkohësisht për shkak të tensioneve dypalëshe te iniciuara nga Serbia. Qëllimi i dialogut është normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve në formën e një marrëveshjeje përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme që është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe kontribuon në stabilitetin rajonal. Për momentin, nuk ka asnjë shenjë për ndonjë përparim në këtë drejtim. Së pari, për shkak të narcizmit, urrejtjes xhelozis, Serbia nuk është ende e gatshme të njohë pavarësinë e Kosovës. Edhe pse Kosova është shteti i pastër me rregullim kompletiteti politik dhe ekonomik dhe progresivitet shkencor e kulturor. Duke iu përgjigjur shqetësimeve të BE-së për “një fushatë të drejtpërdrejtë [në Serbi] për të delegjitimuar pavarësinë e Kosovës”, Aleksandar Vuçiç tha se ishte diçka për të cilën ai ishte krenar: ai do të vazhdonte të delegjitimonte pavarësinë e Kosovës. Këtë nga injoranca dhe destabilizimi psiqik dhe arroganca politike e kulturore e subjekteve serbe. Dhe në fund të majit 2021, Vuçiq theksoi se ai kurrë nuk do të nënshkruante një njohje të pavarësisë së Kosovës – pa marrë parasysh sa presion është bërë mbi të kur rifilloi dialogu për Kosovën. Ai më tej ka kritikuar padrejtesisht lidershipin kosovar për mosrespektimin e zotimeve që i kishin marrë në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë. Kurse padrejtësi dhe shkelje te marrveshjeve internacionale është duke bërë rregullisht Beogradi në krye me udhëheqësin e tij injorant. Nga ana tjetër, gjithmonë ka debate të padrejta dhe jo pranuese nga serbia, siç e tregoi edhe diskusioni i kuptuar i fundit për targat e makinave.

Konflikti i vazhdueshëm deri më tani jo vetëm që ka ndaluar Serbinë dhe Kosovën nga anëtarësimi në BE, por gjithashtu rrezikon pakicat dhe është një pengesë për sigurinë e rendit ende të brishtë të pasluftës të rajonit. Me këtë kuptojm ne dhe tërë komuniteti Evropian se pengesa kryesore eRepublikës së Kosovës për antarësimin në BE dhe Komuitetet tjera Evropiane, është vetë Serbia dhe fatëkeqësia e popullit Serb.

Në rastin e Kosovës, situatën e vështirëson shumë pakë edhe fakti se vendi ndan fatin e vendeve pa njohje ndërkombëtare apo të vetmen njohje të kushtëzuar si shtet, pesë shtete të BE-së, ndër të tjera, plotësisht padrejtë, nuk e njohin vendin tonë. Rusia dhe Kina, dy aleatët e Serbisë, deri më tani kanë bllokuar anëtarësimin e Kosovës në OKB. Nëse Kosovës i refuzohet anëtarësimi në OKB, kjo do të thotë se i mohohet edhe anëtarësimi në BE. Prandaj, vendi duhet të kapërcejë pengesat e njohjes dypalëshe dhe shumëpalëshe në rrugën e tij drejt BE-së.

Sa i përket Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), e cila i paraprin anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, në rastin e Kosovës ajo është nënshkruar në vitin 2015 dhe ka hyrë në fuqi në vitin 2016. Marrëveshja synon të mbështesë Kosovën në përpjekjet e saj për reforma. BE pret që vendi të bëjë përparim të mëtejshëm në reformat në lidhje me BE. Deri më tani, përpjekjet e Kosovës kanë qenë të lakmuara.

Para së gjithash, vendi jon është duke bërë përparim të mëtejshëm në rrugën drejt BE-së duke zbatuar marrëveshjen e asocimit dhe mbi të gjitha po normalizojë marrëdhëniet me Serbinë në mënyrë që më pas të përpiqet për njohje gjithëpërfshirëse ndërkombëtare. Pra, Serbia është penges e Kosovës dhe vehtes saj popullit serb i nderpren rrugën e drejtë.

Më pas, vendi me sukses po kalojë nëpër të gjitha fazat e mëposhtme në procesin e anëtarësimit në mënyrë që të bëhet anëtar i BE-së.

Në vazhdimësi jane në progresivitet:

Aplikimi për anëtarësim në BE
Pra nëse një vend aspiron të anëtarësohet në BE, fillimisht duhet të paraqesë një kërkesë për anëtarësim. Kjo duhet t’i drejtohet Këshillit të Bashkimit Evropian. Më pas kryhet një ekzaminim
g të kërkesës për anëtarësim nga Komisioni Evropian. Në një deklaratë (“Avis”), Komisioni bën rekomandime për hapat e mëtejshëm të përafrimit. Këto përmbajnë ose miratimin për statusin e kandidatit ose specifikimet (“benchmarks”) që vendi duhet të përmbushë fillimisht.

Statusin e kandidatit

Pasi një vend kandidat, të ketë adresuar reformat e nevojshme në lidhje me prioritetet kryesore, Këshilli i BE-së do t’i kërkojë Komisionit Evropian të japë një opinion për aplikimin.

Nëse ky opinion dhuron dritën jeshile për një vend kandidat, Këshilli i BE-së duhet ta miratojë këtë opinion dhe t’i japë statusin e vendit kandidat.

Rruga drejt negociatave të anëtarësimit

Nëse statusi i një kandidati për anëtarësim është dhënë, negociatat e anëtarësimit mund të synohen. Megjithatë, ndonjëherë mund të duhen disa vite përpara se negociatat e pranimit të fillojnë realisht. Disa reforma duhet të zbatohen paraprakisht. BE-ja monitoron statusin e zhvillimeve në raportet e progresit në vazhdim.

Nëse plotësohen reformat, të paktën për kriteret kyçe, Këshilli i BE-së duhet të miratojë me një deklaratë fillimin e negociatave të anëtarësimit. Nëse shtetet anëtare të BE-së vendosin një veto, fillimi i negociatave do të vazhdojë të shtyhet.

Fillimi i negociatave të anëtarësimit

Pasi të kenë filluar negociatat e anëtarësimit, qëllimi është që të negociohen fusha individuale si politika ekonomike, politika e jashtme, sundimi i ligjit dhe disa të tjera në 35 kapituj gjatë disa viteve të ardhshme. Negociatat zhvillohen në nivel ministror në konferencat e anëtarësimit ndërmjet qeverive të vendeve të BE-së dhe qeverisë së vendit kandidat. Synimi është që kandidati për anëtarësim të miratojë plotësisht acquis ligjore të BE-së.

Ratifikimi
Pasi të jenë përfunduar të gjithë kapitujt, do të hartohet një draft i një traktati aderimi, për të cilin Komisioni, Këshilli dhe Parlamenti duhet të bien dakord. Vetëm atëherë mund të nënshkruhet traktati i anëtarësimit me Kosovën dhe të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe pas ratifikimit të mëvonshëm mund të përfundojë pranimi aktual si anëtar i ri i Bashkimit Evropian.

Kriteret e Kopenhagës – Parakushtet për anëtarësim në BE

Të gjitha vendet anëtare të ardhshme duhet të plotësojnë disa kushte ekonomike dhe politike, të njohura si “Kriteret e Kopenhagës”, për t’u anëtarësuar në Union. Prandaj, shtetet e reja anëtare duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:

Stabiliteti institucional, demokracia, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe respektimi dhe mbrojtja e pakicave.
Një ekonomi tregu funksionale.
Miratimin e rregullave, standardeve dhe politikave të përbashkëta që përbëjnë të gjithë ligjin e BE-së.
Nga ana e saj, BE-ja i mbështet këto shtete në përmirësimin e infrastrukturës dhe ekonomisë së tyre, duke i ndihmuar ata të miratojnë ligjin e BE-së dhe duke ofruar mbështetje financiare.