14:42 / E Diele, 13 Tetor 2019 / indeksADMonline

Anthony Joshua sfidohet nga ylli i Youtube, ja çka po zihet

Anthony Joshua shfaqi një paraqitje të shkurtër të asaj se si duket kampi i tij i trajnimit para rimeçit me Andy Ruiz.

Në pjesën e parë të videos, Joshua e matë shpejtësinë se sa grushta mund të hedh për 20 sekonda dhe regjistron 69 goditje.

Megjithatë kjo nuk e befasoi yllin e youtube, KSI.

Anglezi, KSI hyri në botën e boksit me dy duele kundër yjeve të Youtube, Joe Weller që e mposhti me nokaut dhe Logan Paul me të cilin u ndanë baraz.

KSI e provoi këtë sfidë, megjithatë arriti të godiste vetëm 52 herë, duke mbetur mbrapa për 17 gjuajtje nga Joshua./Indeksonline/