16:38 / E Mërkurë, 25 Mars 2020 / indeksADMonline

Anton Quni: Edhe unë si ministër mund të isha në situatën e Agim Veliut

Ministri i Mbrojtjes Anton Quni, para deputetëve ka nisur fjalimin e tij, duke treguar për eksperiencën e tij prej ushtaraku, duke thënë se nga mosha 14 vjeçare, është angazhuar si ushtarak. Ndonëse  për tetë vite me radhë ishte kërkuar që të jetë një qëndrim i uniformuar në Armatën Jugosllave, gjërat më pas me shpërthimin e luftës, kishin ndryshuar dhe çdo kush kishte shkuar nga populli i tij, raporton IndeksOnline.

Ai tha se e njëjta gjë ndodh edhe në Qeverinë e Kurtit, pasi që aty ka subjekte të ndryshme politike, e të cilat kanë edhe ideologji të ndryshme. Mirëpo sipas tij mbarëvajtja e punëve të kësaj qeverie do të  varej nga menaxhimi që do i bënte kryeministri Albin Kurti.

“Është e pamundur një qeveri që në përbërjen e vet ka parti të ndryshme me ideologji të ndryshme, me kriju një uniformitet, është e pamundur, por tash si menaxhohet kjo situatë varet nga lideri, kryeministri duhet me qenë menaxher aq i mirë që në t gjithë ato presione me marrë vendime që janë të mirë të qytetarëve dh shtetit. Këtu u ngritën disa tema a ka komplote a ka konsiparacione a është ndonjë gjë tjetër. Po ka, por të gjitha këto një kryeministër duhet t’i ketë parasysh dhe nuk duhet të bie në grackë”, tha Quni.

Sipas tij edhe ai do të mund të ishte në vendin e ish ministrit Agim Veliu. ” Pasi ne patëm mbledhje në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ka mundur të jem edhe unë ndonjë nga ata që do të intervistohesha nga gazetarët të më pyesin për gjendjen e jashtëzakonshme. Edhe unë do të isha në një gjendje të tillë a të jem në vijë me kryetarin e partisë, apo me kryeministrin. Zotëri Agim Veliu se a është bazuar, në këto qëndrime nuk e di, nuk e kam pyetur, por në të njëjtën situatë kam mundur të jem edhe unë, dhe të jeni në bindje se unë do të jepja një qëndrim. Edhe unë do të shkarkohesha nga detyra si ministër i mbrotjes”, theksoi Quni./IndeksOnline/