23:10 / E Mërkurë, 18 Maj 2022 / AR

Antonela e zbulon, kështu reagoi Trixa kur pa videon e Borës dhe Donaldit

Të gjithë kanë qenë të interesuar për reagimin e Trixës pas videos që u bë virale ku shihen Donaldi e Bora bashkë.

Këtë kureshtje e ka shuar Antonela Berisha, ku atë natë ishte duke darkuar bashkë me Trixën, shkruan Indeksonline.

“Pamë që njerëzit po na shihnin çuditshëm, thamë ç’ndodhi! Kur menjëherë pam që kudo po qarkullonte ai lajm. Trixa nuk reagoi fare madje vazhduam darkën me qetësi”, tha Antonela duke qeshur, në emisionin “Goca dhe gra”.

Gjithashtu ajo ka treguar se Trixa e ka dashur me shpirt Donaldin, ndërkohë që nuk ishte e njëjta gjë nga ana e tij./Indeksonline/