16:37 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Antoni Conte ankohet për ndeshjen me Liverpoolin

Të mërkurën, Chelsea do të luaj kundër Qarabag në Azerbajxhan në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Dhe për herë të dytë në një javë, Antonio Conte është ankuar për Liverpulin në lidhje me ndeshjen e Ligës së Kampionëve, shkruan indeksonline.

Conte nuk është i lumtur që Chelsea duhet të luajë të shtunën tri ditë pas një lojë kyçe të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, duke parë ndeshjet këtë javë, Liverpooli ka udhëtimin më të lehtë në Ligën e Kampionëve.

Liverpooli udhëton në Sevilla të martën në mbrëmje, një lojë e vështirë pa dyshim, por udhëtimi është më pak dhe skuadra e Jurgen Klopp ka një ditë më shumë për t’u përgatitur.

Të martën, Conte bëri ankesë në vijim:

“Për ne duhet të shkojë lojë nga loja, nesër është gjëja më e rëndësishme për ne. Nëse fitojmë ne do të shkojmë në raundin e ardhshëm, ai është një objektiv vërtet i mirë për ne”.

“Të shtunën ne do të luajmë një tjetër ndeshje të vështirë kundër Liverpoolit. Ky sezon është hera e dytë që kemi pasur këtë situatë, së pari kundër Manchester Cityt dhe tani Liverpool po luan sonte dhe ne luajmë nesër, një udhëtim të gjatë dhe do të jetë shumë e vështirë të shërohen dhe të pushojnë. /IndeksOnline/