75 Mall Live Search
10:42 / E Mërkurë, 20 Maj 2026 / Gj Sh

Antony reagon pasi nuk u ftua për Kupën e Botës

Futbollisti i Betisit, Antony ka reaguar pasi nuk mori ftesë nga trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, për Kupën e Botës.

Ai ka thënë se është i trishtuar që nuk do të luajë në Botëror, por do të përkrahë ekipin kombëtar dhe do të punojë edhe më shumë, për t’u rikthyer në kombëtare, shkruan IndeksOnline.

“Më trishton që nuk jam në një tjetër Kupë Bote me ekipin kombëtar, por jam i qetë dhe krenar për gjithçka që kam arritur deri tani.

Tani është koha të mbështesim miqtë që do të përfaqësojnë Brazilin në luftën për të fituar Kupën e Botës për herë të gjashtë. Do t’i mbështes të gjithë nga këtu.

Do të vazhdoj të punoj siç kam bërë gjithmonë, sepse kjo ëndërr është ende gjallë”, ka shkruar Antony.

Ai ka pasur një sezon fantastik me Betisin, duke shënuar 14 gola dhe ka bërë 10 asiste./IndeksOnline/