09:58 / E Martë, 21 Dhjetor 2021 / C E

Anulohen edhe ndeshje tjera në Angli, ky është vendimi i fundit i FA

Federata Angleze ka marrë vendim që ndeshjet e rundit të tretë dhe të katërt të FA Cup nuk do të përsëriten (nuk do të ketë ndeshje kthimi).

Vendimi i mëparshëm për të lejuar lojërat të përsëriten është anuluar për të paktën dy raundet e ardhshme, shkruan Indeksonline.

Pasi ndeshjet e kthimit u pezulluan gjatë gjithë sezonit 2020-21, ata u rikthyen për edicionin e këtij sezoni.

Ne sot mund të konfirmojmë se riluajtjet janë hequr si në raundin e tretë ashtu edhe në atë të katërt të Kupës FA për sezonin 2021/22,” thuhet në njoftimin e Federatës Angleze të Futbollit të lëshuar të hënën .

Kujtojmë se skuadrat e Premierligës janë prekur nga Covid 10 dhe shumë ndeshje janë anuluar. /IndeksOnline/