16:22 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / Blerim

Anulohen mbi 14 mijë vota të diasporës, pranohen mbi 50 mijë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave të diasporës.

Në QNR janë pranuar 50036 vota nga diaspora, ndërsa deri më tani janë hapur 31164 fletëvotime, shkruan Indeksonline.

Ndërkaq, nga këto fletëvotime janë anuluar 14200 vota.

Kujtojmë se rreth 43,500 pako me fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Kosovë.

Ndryshe, mbi 100,000 qytetarë, që jetojnë jashtë Kosovës, kanë pasur të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit./Indeksonline