13:31 / E Enjte, 07 Dhjetor 2023 / S Z

Anulohet konkursi për kryeshef të “Trepçës”, Jonuzi: Kjo është një lojë e menaxhmentit dhe Bordit…

Është anuluar konkursi për kryeshef të ndërmarrjes “Trepça”, për shkak të mungesës së, siç thuhet procesit konkurrues.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar sindikata e “Trepçës”.

 Kryetari i sindikatës Ibrahim Jonuzi, ka thënë për  Indeksonline-in,  se kjo është një lojë e Bordit… dhe menaxhmentit të “Trepçës”.

“E kemi parë që nga fillimi, se këtu është duke u luajtur një lojë e Bordit…dhe menaxhmentit. Nuk po shohim që janë për të gjetur një zgjidhje për “Trepçën”. Kriteret për zgjedhjen e kryeshefit të “Trepçës”, janë vendosur me qëllim që ky proces të dështojë.  Qëllimin e kanë pasur që në fillim të dështojë. Po e shohim se  s’kanë ndonjë interesim, të gjejnë një zgjidhje  të përhershme dhe ta çojnë ndërmarrjen përpara. Jemi në gjendje të rëndë me kushte, me mjete të punës ”, ka thënë ai.