17:05 / E Shtunë, 01 Tetor 2022 / MSH

Anulohet ndeshja e nesërme Prishtina-Trepça 89

Ndeshja e nesërme e xhiros së 9-të të Albi Mall Superligës në futboll, Prishtina-Trepça 89, është anuluar.

Ndeshja e paraparë të nisë në ora 13:00, do të luhej në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Megjithatë, Federata e Futbollit mori dje vlerësimin nga UEFA se stadiumi “Fadil Vokrri” nuk është i përshtatshëm për lojë.

Plisat njoftuan se ndeshja do të mbahej, gjithsesi.

Por një gjë e tillë u demantua sot nga KF Trepça, e cila njoftoi se ndeshja është anuluar dhe shtyer për një afat të pacaktuar.

“Klubi Futbollistik Trepça’89 njofton publikun futbollëdashës se pas njoftimit nga Federata e Futbollit e Kosovës për anulimin e ndeshjës së xhiros së 9-të FC Prishtina – KF Trepça’89 e cila ishte e paraparë të zhvillohej nesër ditë e Diel me fillim nga ora 13:00 është anuluar dhe shtyer për një afat të papërcaktuar” thuhet në njoftim.