11:46 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Anulohet në momentin e fundit konferenca e Haradinajt me Mogherinin (Foto)

Në faqën zyrtare të Komisionit Evropian në mëngjes thuhej se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe shefja e BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini do të mbajnë një konferencë për media.

Konferenca e paralajmëruar në ora 11:00, sipas faqes zyrtare është anuluar, shkruan Indeksonline.

Nuk janë dhënë detaje se pse ndodhi një gjë e tillë, derisa për takimin Haradinaj-Mogherini, kryeministri shkroi në Facebook dhe Qeveria e Kosovës lëshoi një komunikatë për media. /Indeksonline/