22:41 / E Enjte, 19 Mars 2020 / indeksADMonline

Anulohet për herë të parë pas 65 vitesh gara më e famshme në Formula 1

Monako ka anuluar garën më të famshme të Grand Prix për shkak të koronavirusit.

Kjo garë është mbajtur gjithmonë pa dështuar asnjëherë që nga viti 1955, transmeton IndeksOnline.

‘Automobile Club de Monaco (ACM)’ tha që pasiguria në lidhje me pjesëmarrjen e ekipeve, nga Franca dhe Italia ka bërë që situata të ndryshojë.

E siç duket shpresa që kjo garë të zhvillohet më vonë këtë vit ka përfunduar.

“Në asnjë rrethanë nuk do të jetë e mundur të organizohen këto ngjarje më vonë këtë vit,” tha ACM.

Ky anulim po besohet që do të jetë një goditje e fortë për Charls Leclerc të Ferrarit si dhe kampionin e Mercedesit, Lewis Hamilton./IndeksOnline/.