10:25 / E Martë, 06 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Anulohet vizita e kryeministrit malazez në Kosovë

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq ka anuluar vizitën në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur zyrtarisht para mediave drejtoresha e Zyrës për Informim në Qeverinë e Kosovës, Donjeta Gashi, raporton Indeksonline.

Anulimi i vizitës është bërë për shkak të mjegullës së madhe e cila pengoi nisjen e aeroplanit të Markoviqit nga Podgorica.

Ndryshe, kryeministri malazez ishte paraparë të takohej me kryeministrin Ramush Haradinaj./Indeksonline/