10:14 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Anxhela Peristeri publikon “Shpirti ma di”

Këngëtarja shqiptare, Anxhela Persiteri ka publikuar projektin e ri.

Bëhet fjalë për këngën “Shpirtin ma di”, këngë kjo e cila tashmë është e qasshme edhe në kanalin “Youtube”.

Edhe pse kohën e fundit projektet e reja po publikohen bashkë me videoklip, Anxhela këtë herë ka vepruar ndryshe duke publikuar vetëm këngën.

Ndryshe, muzika është punuar nga Kledi Bahiti, teksti nga vet Anxhela dhe produksioni nga “Threedots”./Indeksonline/