15:37 / E Shtunë, 17 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Këngëtarja shqiptare flet për të parën herë rreth shtatzënisë: Nuk kam arsye ta fsheh

Këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri ka mbajtur një koncert recital në Tiranë, i cili rezultoi të jetë i suksesshëm.

Por, përveç koncertit u komentua edhe pamja e saj, e sidomos pesha duke bërë që shumë adhurues të saj të aludojnë që këngëtarja është në pritje të një fëmije.

Por këtë përmes një postimi e ka mohuar vet Anxhela, duke thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë pasi që ajo vetëm ka shtuar disa kile.

“Faleminderit për bekimet që më keni dhënë me komentet tuaja për shtatzëni, por me keqardhje ju them se nuk jam shtatzënë, thjesht kam disa kg plus. Nuk kam arsye ta fsheh diçka që me kalimin e kohës duket, kështu që mos keni asnjë dyshim për këtë që po ju them” ka shkruar Anxhela./Indeksonline/