21:29 / E Shtunë, 15 Maj 2021 / OSH

Anxhela Peristeri shkëlqen në provat e Eurovison, mediat greke: Kualifikimi i sigurt

Dita e shtatë e provave të Eurovision 2021 përfundoi, e cila përfshinte provat e dyta të vendeve pjesëmarrëse në gjysmën e mbetur të gjysmëfinales së dytë.

Tetë vende bënë provën e dytë teknike dhe pati surpriza pozitive dhe negative.

Sipas medieve greke Bullgaria në përgjithësi kishte provën më të mirë, pasi prezantimi në skenë ishte  shumë mbresëlënës dhe interpretimi i Victoria-s gati perfekt.

Bullgaria padyshim që ndodhet në pozita shuma të mirë.

Po ashtu vlerësohet se Shqipëria vodhi shfaqjen me eksploziven Anxhela Peristeri duke bërë një paraqitje shumë profesionale dhe duke e bërë gjithnjë e më të sigurt kualifikimin e saj për finalen e së Shtunës.

Përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Peristeri, teksa mbajti provën e saj të dytë është pasqyruar në mediat helene, të cilat i kanë bërë edhe elozhe për faktin se ajo flet greqisht.

E pyetur nga mediat helene se cila është kënga e saj e preferuar greke në garën e Eurovision, Anxhela u përgjigj se kënga e saj e preferuar është My Number One nga Elena Paparizou dhe natyrisht ajo e interpretoi atë drejtpërdrejt në konferencën për shtyp.