10:41 / E Premte, 08 Qershor 2018 / indeksADMonline

Apeli lë në fuqi aktakuzën për të akuzuarit të “Syrit të Popullit”

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 18.05.2018, me anë të te cilit ishin refuzuar si të pabazuara kërkesat e dhjetë të akuzuarve për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

Sipas aktakuzës se Prokurorisë Speciale, e cila ka marrë miratimin e shkallës se parë,   A.Ll.  akuzohet për veprat  penale“ Hakmarrje në ndihmë“ dhe “Dhunim”.

Ai bashkë më të akuzuarit  M.J., R.S.,S.R.,R.T.,B.K.,S.B.,H.H.,B.L., dhe L.L. akuzohet po ashtu, edhe  për “Përgatitje e veprave terroriste ose veprave penale kundër rëndit kushtetues të Republikës së Kosovës“.

Mbi të akuzuarin B.K., rendon edhe vepra penale  “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“, kurse M.J. akuzohet  edhe për “Hakmarrje” e “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” .

Gjykata e Apelit e Kosovë, vlerëson se Gjykata e shkallës së parë, ka vepruar drejt kur i ka refuzuar kërkesën e mbrojtësve të pandehurve për hedhjen e aktakuzës si të pabazuar, në bazë të nenit 249 par.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, meqenëse  nuk paraqiten asnjë nga rrethanat e parapara në nenin 250 par.1 nënpar.1.1, 1.2, 1.3 dhe 1.4  të  këtij kodi. /Indeksonline/