11:08 / E Martë, 19 Shkurt 2019

Apeli miraton ankesën e Prokurorisë Speciale në rastin e Qemajl Mustafës dhe 38 të tjerëve

Gjykata e Apelit të Kosovës, e ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, në rastin e Qemajl Mustafës dhe 38 të akuzuarve tjerë.

Apeli e ka ndryshuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 30.11.2018, në atë mënyrë që, kërkesat e mbrojtësve për hudhje të aktakuzës janë refuzuar, ndërsa procedura tani në këtë çështje juridiko penale, vazhdohet sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, të parapara për caktimin e seancës së shqyrtimit gjyqësor.

“Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Q.M., H.D., V.G.,Q.S.,I.R.,M.N.,M.K., H.M., F.H.,D.B.,A.H., R.M., S.Sh., G.K., Sh.Q.,M..C.-Sh, I.F., B.M., H.I., F.O., H.A., S.Xh., Q.L., E.B., A.M.,N.S., Z.F., A.M. dhe N.J.,  akuzohen për  krim të  organizuar, lidhur më veprën   penale të shpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar.Ndërsa B.K., A.P., Rr.H., F.Z., S.I., N.M., M.A., B.G., A.A., dhe A.S akuzohen për veprën penale krim i organizuar lidhur më veprën penale keqpërdorim i autorizimit në ekonomi”, thuhet në komunikatën për media.

Gjykata e Apelit konstaton se në bazë të shkresave të lëndës, në rastin konkret ka prova të mjaftueshme nga të cilat rezulton dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit kanë kryer veprën penale në fjalë.  Andaj gjykata e shkalles së parë obligohet të vazhdoj më tutje më procedim penal, të administroj provat, e pastaj ta marr një vendim të drejtë dhe të ligjshëm./Indeksonline/